Transmetuar më 23-01-2022, 21:07

Ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit shqiptar, Arben Shaka.

Aktori i njohur i humorit shqiptar Arben Shaka humbi jetën sot në moshën 70-vjeçare.

I ndjeri vdiq si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.

Arben Shaka njihet për rolet humoristike, pantonimën dhe kontribut në filmat vizatimorë kryesisht gjatë viteve të diktaturës komuniste. Pas rënies së regjimit monist, ai emigroi në Greqi ku ushtroi dhe zanatin e piktorit.

Filmat e tij më të njohur janë: Cirku në fshat (1977), Odiseja e tifozave (1972) (filmi i parë në Shqipëri pa zë), Përse bie kjo daulle (1969), Gjuetia e fundit (1992) etj.