Transmetuar më 23-01-2022, 20:13

Persona ende të pa identifikuar ekzekutuan në Belgjikë Bledar Muçën i njihur si anëtar i një bande të rrezikshme në Elbasan.

Ai njihej në zonë si ‘anglezi’ për shkak të identitetit të dytë të cilin e përdorte për të lëvizur lirshëm.

Mësohet se Bledar Muça, 39-vjeç rezulton të jetë qëlluar vetëm pak metra larg rajonit të policisë.

Mediat vendase shkruajnë se një prej fqinjëve të Muçës ka parë edhe një prej autorëve teksa largohej me armën e krimit në krah.

“Pashë një nga autorët teksa largohej me makinën e krimit. Ai kishte një armë të madhe në duar,”- tha fqinji, Ivan Willems.

Muça njihej në zonë edhe si ‘anglezi’ për shkak të identitetit të dytë të cilin e përdorte për të lëvizur lirshëm.