Petri Bozo, regjisori dhe producenti i mirënjohur shqiptar, ka qenë i ftuar në #Expuls për të rrëfyer jetën e tij nëpërmjet 10 fotove, në rubrikën "N’kujtime".
Teksa shfaqet foto e Adela Xhumanit, ish-konkurretja e "Big Brother", e cila më pas vazhdoi karrierën si gazetare, Petri u emocionua.
Ai tha se Adela i kishte të gjitha parametrat që i duheshin një vajze për të ecur përpara.
"Me Adelën kemi shumë kujtime. Ka qenë dy herë prezantuese e Netët e Klipit Shqiptar. Dy vite rresht. Ka qenë një vajzë qe kishte gjithë parametrat që të ecte para. Kishte dhe statusin e një vajze të mirë. Nuk di çtë them për Adelën…."- u shpreh ai ndër te tjera.
Kujtojmë se Adela u nda në mënyrë të papritur nga jeta, disa vite më parë duke lënë të pikëlluar të gjithë miqtë dhe familjarët e saj.