Transmetuar më 23-01-2022, 15:16

Një nga prindërit, sipas zgjedhjes së tyre, që punon në shtet apo privat, këto ditë e kanë pushim pa përjashtim, pasi shkollat do të jenë të mbyllura në sektorin publik dhe privat.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pohoi sot se "nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme".

Të hënën, të martën dhe të mërkurën, por me gjasa, shtyrja mund të vazhdojë edhe dy ditët e mbetura të javës së re, shkollat do të jenë të mbyllura. Nëse moti do të jetë ende i acartë, mbyllja mund të vijojë e pjesshme aty ku ngrohja ende është e munguar.