Transmetuar më 23-01-2022, 13:59

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç flet për atentatin e planifikuar në muajin shkurt ndaj tij.

Referuar përgatitjes së atentatit që do ta eleminonte ai deklaroi se ‘një vend i BE-së ka dhënë informacione operacionale’.

‘Kanë dhënë detaje dhe i falënderoj për këtë. Dyshohet se në grup janë të përfshirë njerëz nga vende të ndryshme. A është e vërtetë, nuk mund ta them. Autoritetet po punojnë për këtë dhe i kanë të gjitha informacionet. Ai shtet i BE-së ka qenë shumë i drejtë, njerëzit tanë kanë lëshuar urdhër arresti dhe kërkime për persona të ndryshëm’, ka thënë ai.

Gjithashtu presidenti serb deklaroi se kjo mund të lidhet edhe me faktin se vendi ka bërë shumë punë në goditjen e grupeve kriminale, duke shtuar se edhe se shumë janë të interesuar për destabilizimin e Serbisë.