Transmetuar më 23-01-2022, 13:04

Në 6 mars zhvillohen zgjedhjet e pjesëshme vendore pë pushtetin vendor në disa bashki. Si Komisioni i Rithemelimit ashtu edhe PD e Bashës njoftuan se do të marrin pjesë me kandidatët e tyre.

Por kreu i KQZ u shopreh se në këtë rast do njihen vetëm partitë me vednim gjykate. Ka reaguar Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimiti cili e akuzon kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin si njeri të kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një deklarate zyrtare, Komisioni i Rithemelimit, i formuar nga ish-kryeministri Sali Berisha shkruajnë se Rama dhe Basha janë një. Ata e cilësojnë vendimin e djeshëm si një urdhër që është dhënë nga vetë Rama. Sipas tyre, kjo dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit politik.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit. Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik. Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e djeshme se ligji njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e djeshme Celibashi, pranoi kërkesën e kryedemokratit me emrat e dy zyrtarëve që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në KQZ. Dy përfaqësuesit Indrit Sefa dhe Marash Logu i kërkuan Celibashit që të jenë kontakti i vetëm i KQZ-së me Partinë Demokratike.