Transmetuar më 23-01-2022, 11:32

Prej disa ditësh Shqipëria është duke u përballur me rënie temperaturash dhe termometri ka shënuar vlerat me minus pothuajse në çdo qytet.

Në këto ditë të ftohta që kanë goditur vendin tonë me temperatura deri në -16 gradë, edhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes me veshjen e tyre para se të dalin nga shtëpia.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët në këto ditë acari, për tu mbrojtur nga i ftohti polar.

Postimi i plotë

Përdorni veshje të ngrohta, pulovra të trasha, xhupa rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele, doreza, këpucë kundër ujit.

Hidhni rërë ose materiale të tjera të rekomanduara në zonat ku ka ngricë.

Lexoni rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme.

Lëvizni ngadalë kur kryeni punë dhe detyra në ambiente të jashtme.

Dilni të shoqëruar dhe merrni një kuti të ndihmës së shpejtë kur merrni pjesë në aktivitete të jashtme.

Mos harroni të merrni celularin