Transmetuar më 23-01-2022, 10:06

Edhe pse kanë pasur debate brenda shtëpisë së Big Brother, Sabiani dhe DJ Dagz, duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli.

Nëpërmjet një video të publikuar ata janë shfaqur në miqësinë e njëri tjetrit.

Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.

‘Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova’, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”.

Raportet e ftohura të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vinin ngase dyshja Dagz dhe PM kishin pasur përplasje me balerinin Ilir Shaqiri, i cili është mik i mirë i Sabianit.