Transmetuar më 22-01-2022, 23:44

Reperi i njohur, Stresi  njihet si një mbështetës i flaktë i Sali Berishës.

Ai ka folur për herë të parë pas daljes nga paraburgimi për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, ku ishte pjesëmarrës në rradhët e protestuesve.

Në një intervistë, ai ka falenderuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen, pasi nëse protesta do të përshkallëzohej, protestuesit mund të hynin në seli dhe mund të hidhnin nga kati i dytë të gjithë personat brenda ambienteve të saj.

"Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Edhe ata që nuk janë larë nga dy muaj…janë partiota të mi nga Tropoja. Njerëz që pasi ikin nga PD-ja ikin dhe luajnë boxhoz gjithë natën pijnë aklool, pijnë drogëra. Këta janë mbështetësit e Lulzim Bashës. I them drejtëpërdrejt me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata. Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti. ", shprehu Stresi.