Transmetuar më 22-01-2022, 20:24

Një konflikt i hapur ekziston mes Einxhel dhe Donaldit që me daljen e DJ Dagz nga shtëpia.

Në një bisedë me Arbrin, ky i fundit i ka thënë Einxhel se ajo jashtë shtëpisë, së BBV do të jetë sërish shok me Donaldin. Por moderatorja e mohoi këtë gjë duke u shprehur se nuk do ia falë Donaldit as brenda as jashtë.

Ajo tha:

Në të dyja rastet unë prapë nuk ia fal gjënë që ka bërë, as jashtë as brenda kështu që nuk kam për të qënë. Nëse këtu brenda do të kishte qenë ndryshe dhe do kisha parë diçka ndryshe dhe konkluzionin do e kisha ndryshe nga ç’e kam patur jashtë, mbase kur të dilnim mund t’i anashkalonim disa gjëra. Gjatë kësaj jave, Einxhel dhe Donaldi kanë patur përplasje të forta mes tyre. Fillimisht ata kanë debatuar për faktin se aktori i humorit e konsideronte moderatoren si lojtare të fortë, ndërsa ai më pas i tha se ajo i jep pikë Ilirit.