Transmetuar më 22-01-2022, 19:50

Të moshuarit e njohin si ‘borë deti’. Dhe kur vjen nga deti i gjithë vendi ka shanse të zbardhet.

Sonte në mbrëmje reshje dëbore kanë zbritur edhe në qytetin bregdetar të Vlorës e më tej edhe të Fierit.

Reshjet e borës kanë kanë ngjallur kuriozitetin e qytetarëve pasi në këto qytete bie mjaft rrallë dëborë. Temperaturat ndërkohë janë ulur ndjeshëm.

Sinoptikanët i kishin parashikuar reshjet e borës dhe temperatuarat e ulta, të cilat pritet të kulmojnë ditën e hënë.