Transmetuar më 22-01-2022, 14:44

Monika Lubonja dhe Arjola Demiri e kanë nisur ditën duke përshëndetur Beatrix, e cila la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ato i bënë thirrje këngëtares së njohur që të bëjë këngën që u ka premtuar dhe t’i përshëndesë.

Madje Monika i drejtohet mamit të Beatrix, Antigonës që ta ulë Trixën dhe të bëjë këngën. Më pas ajo i tha se kur të dalë nga shtëpia do ta takojë dhe do ta kallin.

Ndërsa Arjola, e cila e njeh nënën e këngëtares e cilësoi si ‘bishë’.

Biseda mes Arjolës dhe Monikës:

Monika: Beatrix të përshëndesim. Në bëj këngën që na premtove.

Arjola: Të na përshëndesësh ne të dyjave.

Monika: Mami Antigone ule vajzën që të shkruaj këngën. E kur të dali nga këtu, do dalim ta kallim.

Arjola: Çfarë mami është, është bishë fare.

Monika: Ashtu më duhen, gra që janë flakë, që kanë forcë dhe që kanë mirësi brenda, ju dua.