Transmetuar më 22-01-2022, 11:32

Një aksident tragjik ndodhi në autostradën Levan – Fier. Dritan Shena 53-vjeç banues nga Shkodra, humbi jetën në këtë aksident.

53-vjeçari udhëtonte me një makinë sportive tip “Corvette”.

Deri më tani shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave e makinës luksoze "Ferrari".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.