Transmetuar më 22-01-2022, 11:07

Ceremonia e marrjes së detyrës së Arqipeshkvit të ri të Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj, ka bërë bashkë politikën. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Rama dhe Meta janë në këtë ceremoni si përfaqësues të institucioneve më të lartë shtetërore, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte edhe Tom Doshi është një besimtar katolik.

Nuk ndodh shpesh që të shohim në të njëjtin ambient Metën, Ramën dhe Doshin pas përplasjeve që kanë pasur. Kujtojmë se Doshi u përjashtua nga grupi parlamentar i PS ndërsa dha një deklaratë të fortë duke thënë: “Nëse flas, do të tronditen themelet e mazhorancës, mes meje dhe Ramës ka nisur lufta”.

Sa i përket Ilir Metës, Doshi tha se Rama e ka tutor. “Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta që ka paguar lekë dhe e ka urdhëruar të më vrasë mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ja kam bërë të qartë dhe IIirit dhe Ramës dhe Llallës, dhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Kam informuar edhe senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qartë Edi Ramës edhe për 21 janarin edhe të tjera, gjatë ditëve në vazhdim do të keni edhe ju prova.

Prova është se personi që e ka marrë përsipër për ta kryer këtë është takuar me ministrin Tahiri. Po patjetër që i disponoj” , është shprehur Doshi.