Transmetuar më 22-01-2022, 09:34

Dëmtimi i Ansu Fati ishte lajmi më i keq për Barcelonën, përveç humbjes në ndeshjen kundër Athletic, të mërkurën. Sulmuesi është “thyer” sërish dhe mund t’i nënshtrohet një operacioni.

Ndërhyrja e radhës kirurgjikale do të nënkuptonte mungesë tjetër afatgjatë dhe ngadalësim i progresit të tij. Kjo çështje shoqëroi debatin në “El Sanhedrin” të “El Larguero”, mëngjesin e sotëm.

Ramon Besa tha: "E vërteta është se ka episode që më kujtojnë lotët e Messit. Dua ta mendoj nga një këndvështrim optimist. Ansu ka kaluar nëpër shumë duar dhe kjo ndodh kur nuk ka një diagnozë të qartë.

Përveç lëndimit, atij i ka shtuar barrën edhe veshja e fanellës me numrin 10. Përveç fanellës, ka trashëguar edhe lotët e Messit gjatë lamtumirës nga Barcelona. Kjo është shqetësuese. Ai ka nevojë për shumë qetësi dhe ta harrojë futbollin sa të shërohet".

Manuel Jabois shtoi: "Lëndimi është një sëmundje dhe askush nuk mund t’i dëshirojë dëm fizik askujt. Ka budallenj kudo, por kjo është pjesa më e hidhur që një sportist mund të ketë. Ai është një djalë me potencial të jashtëzakonshëm futbollistik dhe ke kënaqësi ta shikosh duke luajtur.

Ansu ka preferuar gjithmonë si Messi që të luajë kundër Real Madridit, por kur plaga të shërohet mund të shohësh golat e tij dhe të admirosh atë që bëri. Nuk e di deri në çfarë pike ishte mirë t’i jepej numrin 10 atij kaq herët. Është diçka shumë e pamatur”.