Transmetuar më 22-01-2022, 08:59

Xavi Hernández drejtoi ndeshjen e tij të 13-të si trajner i Barçës në "San Mamés", kundër Athletic Club, duke barazuar numrin e ndeshjeve, që paraardhësi i tij, Ronald Koeman, kaloi në pankinën Blaugrana përpara se të shkarkohej (për këtë sezon).

Bilanci i "Terrassa" në shifra është pothuajse i përputhur me atë të holandezit. Trajneri aktual ka fituar pesë ndeshje (po aq sa fitoi Koeman), ka barazuar katër dhe ka humbur katër.

Në këtë aspekt, Xavi përmirësohet nga paraardhësi i tij, i cili barazoi një ndeshje më pak dhe humbi një më shumë. Për sa i përket bilancit të golave, periudha e Xavit ka barazpeshë:

18 gola të shënuar dhe 18 të pësuar (6 gola në dy ndeshjet e fundit), ndërsa me Koeman u shënuan vetëm 16 dhe u pësuan 17. Problemi për trajnerin aktual katalanas është se ndër ndeshjet e humbura llogaritet eliminimi në Superkupë dhe Kupën e Mbretit.

Këto turne, Koeman i fitoi sezonin e kaluar. Nga ana tjetër, trajneri aktual Blaugrana e pati të pamundur për ta kapërcyer fazën e grupeve të Champions League.