Transmetuar më 21-01-2022, 22:23

Pas debatit mes Einxhel dhe Donald, DJ Dagz ka dhënë mendimin e tij duke thënë se partnerja e tij ka të drejtë ndërsa shtoi se nuk hyri në shtëpi për të fituar.

Ndër të tjera, DJ Dagz tha se do të shihet jashtë se cili është mik i vërtetë ndërsa theksoi se asnjëherë nuk priste që ta shpëtonte Donaldi apo dikush tjetër.

“Të gjithë e dinë se nuk hyra për të fituar. Unë hyra për ta përjetuar dhe e përjetova gjithçka në atë shtëpi.

Po të flasim për lojën, e kam thënë që nuk është se prisja ndonjë shpëtim nga Donaldi apo të tjerët.

Se me fjalë janë të gjithë kështu, por kur vjen puna për lojë ata e mendojnë duke kalkuluar, jo se kë kam më shumë shok,” tha DJ Dagz.