
Donald Veshaj ndodhet në nominim së bashku me Beatrix dhe Einxhel. Mes tij dhe Ilir Shaqirit ka pasur mjaft përplasje në shtëpinë e Big Brother Vip. Ata janë rivalët kryesorë për çmimin e madh.
Gjatë një bashkëbisedimi, Ilir Shaqiri ka shprehur vlerësimin për aktorin e humorit duke thënë se ‘pavarësisht të metave që ka është djalë i dashur”. Më pas, teksa i vuri në dukje se po pinte raki vetëm, ai e quajti Donald Veshaj “shok” të tij.
Pjesë nga biseda:
Ilir Shaqiri: Ti me të gjithë të metat që ke je çun i dashur. Kjo është e vërtetë
Donald Veshaj: Ke pirë gjë?
Ilir Shaqiri: Jo ore, s’kam pirë
Donald Veshaj: Po të pyes se pi shumë ujë nga detoksi, i ke pirë?
Ilir Shaqiri: Ato i kam pirë që në mëngjes
Donald Veshaj: Unë po pi raki
Ilir Shaqiri: Rakinë qerrata e merr gjithmonë vetëm për vete, e kam vënë re këtë gjë.
Donald Veshaj: Pse vetëm për vete?
Ilir Shaqiri: Nuk ia mbush shoqërisë
Donald Veshaj: Kujt t’ia mbush?
Ilir Shaqiri: Shoqërisë
Donald Veshaj: Po do më thuash faleminderit
Ilir Shaqiri: Do ta them dhe faleminderit
Donald Veshaj: Kush mendon se del?
Ilir Shaqiri: Beatriksi (qeshin) pse jo?
Donald Veshaj: Po, po. Të pyeta ty
Ilir Shaqiri: Ti jo njëherë
Donald Veshaj: Ishalla, sepse kam hequr shumë
Ilir Shaqiri: I duhesh kësaj shtëpie