Transmetuar më 21-01-2022, 09:11

Policia identifikon dhe arreston në kohë rekord autorin që mbyti dhe hodhi në kanal një grua në Kuçovë.

Pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Pas një pune të shpejtë hetimore u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen Fatime Suli, 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.