Transmetuar më 20-01-2022, 23:17

Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re se mes tyre kishte një tërheqje.

Sot në emision u transmetua dhe u komentua takimi i tyre.

Ana tregoi se Erioni nuk ndihej mirë prandaj e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas barnat e duhura.

“Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.

Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej. Ana tha se shkoi për të dhënë një paracetamol dhe se nuk ndodhi asgjë më shumë.

Kur u rikthye në emision në sezonin e këtij viti, Ana ironiozoi veten e saj duke hyrë e veshur si infermiere dhe nxorri gjithashtu paracetamola nga xhepi. Ajo kontrolloi disa nga djemtë, nëse ishin ‘të sëmurë.’