Transmetuar më 20-01-2022, 23:02

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Dagz u largua nga shtëpia e Big Brother Vip të martën që lamë pas, dhe Einxhel e përjetoi shumë keq mungesën e tij.

Sot ajo i ka bërë kërkesën e saj të parë partnerit të saj. Einxhel i ka rikujtuar Dagzit se ai duhet t’i bëjë një këngë siç ai ia kishte premtuar kur ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

"Kështu që zemra tani që ti je jashtë, bashkë me PM dhe Yll Limanin, më bëj një super beat dhe super tekst për të dashurën tënde ëngjëllore dhe inteligjente dhe të fortë”, ka thënë Einxhel.

Mbetet për t’u parë nëse Dagz do e mbajë premtimin.