Transmetuar më 20-01-2022, 20:43

I vendoset tritol mjetit të një personi me precedentë penalë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zallë të Krujës.

Në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht, transmeton Noa.al.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia sqaron se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.