Transmetuar më 20-01-2022, 20:06

Qarkullonte me kallashnikov, arrestohet nga policia autori. Shkëlqim (Rasim) Koçeku, 37 vjeç, është prangosur nga ana e Policisë së Tiranës pasi qarkullonte me kallashnikov në duar.

Efektivët e Komisariatit numër 5 në Tiranë, pas një lajmërimi të marrë në sallën operative kanë zbarkuar në Paskuqan për të verifikuar informacione se një person mbante armën në krah në mes të rruës.

Gjatë kontrolleve në banesën e 37-vjeçarit është gjetur arma e zjarrit tip “kallshnikov”, e cila ishte hedhur në oborrin e banesës së tij.

Ndërsa vetë Koçeku është arrestuar pasi mbi të rëndojnë veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Ende nuk dihet se përse ai dilte ‘hasha’ me armë n♪për zonë.