Transmetuar më 20-01-2022, 14:30

Pasi nxori në shitje “Lamborghini Gallardo Spyder”-in e tij, Wayne Rooney ngushëllon veten duke pasuruar garazhin me një tjetër super makinë. Fjala është për një “SSC Ultimate Aero” me gaz, që vlen 436 mijë euro.

Për ish-yllin e Manchester United nuk kanë munguar kurrë makinat sportive. Me këtë ritëm, trajneri aktual i Derby County do të duhet të zgjerojë garazhin në shtëpi për flotën e makinave të tij. Tundimi i Rooney vijon të jetë i njëjtë si në rini për modelet e tij të dashura.

Blerja e fundit e Rooney është një “SSC Ultimate Aero”, makinë e vërtetë garash që mund të kalojë shpejtësinë 400 km/orë. Me dyert që hapen lart, ai arrin 1046 kf dhe është projektuar nga “Shelby” për të vendosur një rekord të ri shpejtësie për makinat.

Do të jetë e vështirë për Rooney që ta ulë shpejtësinë në rrugët e qytetit të Derby, teksa shkon në stërvitje ose në stadiumin “Pride Park”.