Transmetuar më 20-01-2022, 12:54

Një 35-vjeçar nga Mallakastra është larguar nga banesa që prej datës 8 Janar, duke humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Burime bëjnë me dije për noa.al se në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç.

Nga Policia u bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij. Nuk raportohet që 35-vjeçari të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, dhe as ndonjë konflikt me persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./noa.al