Transmetuar më 20-01-2022, 12:40

Kur Manchester United njoftoi emërimin e Ralf Rangnick në kanalet e tij zyrtare, gjithmonë e bëri këtë me kujdes të veçantë. Atje e quajnë "trajneri ynë i përkohshëm". Shumë e vërtetë, sepse vetë gjermani shpjegoi se pranoi stolin e "Djajve të Kuq" vetëm dhe ekskluzivisht, ngaqë në fund të sezonit, çfarëdo që të ndodhë, do të ulet pas një tavoline të këshilltarit, duke ia lënë fushën dikujt tjetër.

Sigurisht, në situata të ngjashme ekziston gjithmonë rreziku për të bërë mirë, si Solskjaer, i cili në fillim e bindi aq shumë klubin, sa u bë trajner në të gjitha aspektet. Nga ajo që po ndodh rreth Carrington, duket evidente se Rangnick nuk do të vazhdojë si teknik, por si menaxher planifikon të bëjë revolucion.

Në një takim me klubin, gjermani shpjegoi në detaje se si synon të lëvizë për të përmirësuar skuadrën që ka në dispozicion. Dhe një nga korrigjimet e para është… largimi i tre lojtarëve që kushtojnë shumë.

Sipas trajnerit, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw nuk mund të luajnë për Manchester United. Në të vërtetë, ato duhet të zëvendësohen menjëherë, duke ia dhënë ofertuesit më të lartë.

Natyrshëm lind pyetja: si do të kenë reaguar drejtuesit e klubit, duke qenë se mbrojtësi (dhe kapiteni) ka kushtuar rreth 90 milionë euro, por që edhe dy mbrojtësit e krahut nuk kanë mbërritur falas në "Old Trafford" (55 dhe 38 milionë euro).

Kushdo që dëshiron Ralf Rangnick, duhet t’i besojë zgjedhjeve të gjermanit, i cili tashmë ka identifikuar një zëvendësues të mundshëm. Për Maguire mund të mbërrijë Max Kilman, ndërsa roli në krahë duket se i besohet Dalot dhe Alex Telles.

Pra, nuk ka nevojë urgjente të gjejë dikë që të zërë vendin e Wan-Bissaka dhe Shaw. Megjithatë, te Manchester United, si pothuajse kudo, zbatohet një fjalë e urtë e vjetër: skuadra që nuk fiton, ndryshon. Edhe nëse kushton shumë….