Transmetuar më 20-01-2022, 10:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Berat-Dimal. Një mjet benz tip ML është përplasur me një autoshkollë, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Pas përplasjes Benzi është përmbysur, kurse autoshkolla është shkatërruar.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Dimalit dhe ende nuk dihet si është gjendja e të lënduarve.

Ata janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Beratit.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit./noa.al