Transmetuar më 20-01-2022, 10:17

Në datën 6 Mars të këtij viti në 6 bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore.

Kështu, në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun.

Dekreti për datën 6 Mars të zgjedhjeve është nxjerrë sot nga Presidenti Ilir Meta, ndërkohë që u paralajmëruar edhe gjatë ditës së djeshme.

“Sapo dekretova caktimin e datës 6 Mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale.

Derimë tani PD ende nuk është shprehur zyrtarisht në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhje./noa.al