Transmetuar më 20-01-2022, 08:47

Menjëherë pas kthimit në Turqi, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka konfirmuar se do të rikthehet sërish në Tiranë në fillim të muajit maj, në kuadër të hapjes së xhamisë së Namazgjasë.

Gjatë vizitës së fundit Erdogan njoftoi se xhamia e Namazgjasë do të hapet në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ky muaji i shenjtë për besimtarët mysliman nis më 2 prill dhe përfundon me 1 Maj.

Pë mediat turke ai deklaroi:

“Pritja që m’u bë mua dhe delegacionit tim në Shqipëri që në momentin kur shkelëm në tokën deri në largim, është shenjë e lidhjes shpirtërore që nuk këputet mes nesh dhe vëllezërve tanë në Ballkan. Për ne vetëm kaq është e mjaftueshme. Pamë nga afër edhe punimet në xhaminë madhështore në Tiranë që po ndërtojmë ne. Puna vijon ende. Me Ndihmën e Zotit, punimet do të përfundojnë shpejt dhe deri në fund të muajit të Ramazanit do ta hapim për besimtarët. Do të jem sërish në Tiranë për ceremoninë e hapjes”, tha ai.