Transmetuar më 19-01-2022, 21:44

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka dhënë opinionin e saj pë ngjarjet e 8 janarit ku u sulmua selia e PD.

Kim: Kur flasim për demokraci, mbrojtje dhe biznes. Flasim për një demokraci reale dhe të gjallë. Duhet një opozitë e tillë. PD ka qenë jetike për zhvillimet e këtij vendi. E ka udhëhequr këtë vend para. Nuk do të thotë se nuk ka vend për përditësim. Duam të shohim një opozitë që sheh para. Do i kthehem 8 janarit, kur njerëzit panë pamjet, mendoj se u skandalizuan. SHBA u skandalizuan. Nuk duam të shohim asnjë që të tërheqë këtë vend pas. I përket të kaluarës. Duam të shohim një Shqipëri që bën përparimin e nevojshëm për të rritur staturën në botë.

PD duhet të vendosë se çfarë përfaqëson, cila është marrëveshja që do me SHBA. Shpresojmë se do të vendose venden në pozita për të fituar zgjedhje, për të qenë partnere me SHBA. Këtë duam të shohim.

Vendimet e Bashës kundër SHBA, ambasadorja Yuri Kim: PD është jashtëzakonisht e rëndësishme. Basha është udhëheqësi i zgjehdur. Besojmë në marrëdhënie me institucionet. Do të takohemi me të. Kemi pasur partneritet të mirë me të dhe kështu do të vazhdojë.