Transmetuar më 19-01-2022, 20:06

Operacion i gjërë antidrogë i plicisë italiane. 17 persona janë vënë në pranga nga karabinierët.

Burime bëjnë me dije se organizata përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.

Ata siguronin drogën në Shqipëri dhe në Italinë e Jugut, e më pas, e shpërndanin gjerësisht në Bolonja e rrethinat e saj. Të arrestuarit gjatë atij operacioni, akuzohen edhe për pastrim të parave që vinin nga trafikimi i drogës.

Paratë, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të mëdha e të vogla.

Kjo bëri që policia të sekuestrojë një sërë biznesesh në zonën e Bolognjës, shkruajnë mediat italiane.