Transmetuar më 19-01-2022, 17:11

Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë diçka të padëshirueshme në ushqim. Por rasti i Rosie Collington është vërtet për t’u habitur.

Gruaja ndau në Twitter disa foto të mëngjesit të saj bashkë me një gozhde të ndryshkur në mes. Ajo shkroi në Twitter:

‘Nuk jam e sigurt se si duhet të ndihem për faktin se gjeta një gozhdë të ndryshkur në mëngjesin tim. Mendoj se është një kujtesë se ku bëhen këto gjëra’, citon dagens.dk.

Menaxherët i kërkuan më shumë informacione në lidhje me dyqanin se ku e kishte blerë byrekun e saj gruaja.

Rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.