Transmetuar më 19-01-2022, 15:41

Nis sfida në dy kampet e PD. Ervin Salianji do të jetë Kryetari i Këshillit Koordinues të PD në Qarkun e Korçës. Vendimi është bërë publik nga Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gamzend Bardhi, sipas të cilit, pas përjashtimit të Edmond Spahos me vendimi të Kryesisë, Ervin Salianji është caktuar drejtues politik në Korçë.

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.”, shkruan në lidhje me këtë çështje, Gazmend Bardhi.

PD e mbetur e Bashës është reformuar strukturat drejtuese pas përjashtimit të mbështetësve të Berishës.