Transmetuar më 19-01-2022, 13:03

6 Marsi është data që ka propozuar presidenti Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në 6 Bashki të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas takimit që pati me Metën në presidencë.

Vetë Balla tha se në rastin e Bashkisë së Shkodrës duhet të ishin bërë shumë kohë më parë.

"Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor. Për ne nuk ka asnjë datë, data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Nga ana e Presidentit të Republikës jemi informuar për zgjedhjet e pjesshme 6 mars, duke marrë në konsideratë këto afate.

Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën", tha Balla.