Transmetuar më 19-01-2022, 11:29

Një tentativë për të futur drogë në burg, është zbuluar në Fier.

Burime bëjnë me dije për noa.al se shtetasi L.Z, ka tentuar që përmes një pakoje postare t’i çojë drogë djalit të tij me inicialet G.Z., i cili ndodhet në burg në Fier.

Në pako është konstatuar se ishin fshehur disa kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, u konstatuan të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike. Për pasojë u arrestua dhe babai.

Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:

“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.