Transmetuar më 19-01-2022, 11:24

Një tre vjeçare me inicialet A. Islami ndërroi jetë pas mesnate në pediatrinë e Elbasanit pasi u paraqit me temperaturë të lartë nga prindërit e saj. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë.

E mitura ka qenë me virozë prej disa ditësh dhe është trajtuar në kushte familjare. Por dje gjendja është përkeqësuar. Ndaj prindërit e kanë sjellë në spital. Babai i vogëlushes, Agim Islami, tregon gjithë dinamikën e sëmundjes që nga vizita, mjekimi në shtëpi dhe rikthimi në spital.

Ja intervista e plotë për Noa.al:

Kur e solle vajzën në spital?

E solla për vizitë para 2-3 ditësh doktori më tha se është virozë. Më dha një qese me ilaçe. Dje u bë keq dhe iu nxi buza. E solla spital dhe e vendosën në sërum. Goca vdiq.

Çfarë diagnoze i vendosën mjekët?

Është virozë më thanë.

Sa ditë ka vajza që vuan?

Gati 8-9 ditë.

Në këtë gjendje ka qenë?

Jo në këtë gjendje. U përkeqësua dhe unë e solla spital.

A e kanë bërë punën si duhet mjekët?

Ku di gjë unë. Se si e kanë bërë punën mjekët unë se di.

Cili është mjeku që e ndoqi?

Nuk e di. Unë kam recetën e tij që më dha ilaçet. E kam edhe në shtëpi. Këtë kam deklaruar edhe në degë .

Cili është shkaku i vdekjes?

Smë kanë thënë asgjë për shkakun. Se di fare. Ç’të bëj tani.

Keni fëmijë të tjerë?

Kam.