Transmetuar më 19-01-2022, 11:07

Eleminimi i dyfishtë mbrëmjen e djeshme ka trazuar ujërat në shtëpinë e Big Brother.

Pas zinxhirit që nisi në spektaklin e djeshëm nga Beatrix, Einxhel dhe DJ Dagz dolën në televotim dhe ky i fundit la shtëpinë e Big Brother VIP. Kjo e shqetësoi shumë Einxhel që nuk iu afrua banorëve të tjerë dhe fliste në distancë me Beniadën dhe Beatrixën.

Pas bisedës, Beatrix i tregoi Donaldit se për çfarë folën ndërsa ai sqaroi arsyen përse nuk zgjodhi DJ Dagz në zinxhirin e shpëtimit. Sipas tij debati që ka bërë me moderatoren në dhomën e siuitës, ka qenë dhe fundi i çdo raporti mes tyre.

Donaldi është shprehur hapur se ai nuk e ka zgjedhur Dagzin, vetëm e vetëm që të ishte Einxhel ajo që do të linte shtëpinë.

Beatrix: Tha e bëtë kurban Dagzin, rrini me Egzonën tani. Sot nuk më ke parë në sy gjithë ditën që dje.

Donald: E bëtë kurban Dagzin e? Pse nga ta dinim si do shkonte ajo gjëja? Unë Dagzin nuk e kam zgjedh prej Einxhelit se e di që zgjedh Einxhelin. E them pastërtisht fare. Unë nuk dua të dal Dagzi, dua të nxjerr atë jo Dagzin.

Beatrix: Se dinte askush si do shkonte kjo gjëja.

Donald: Po të kishte zgjedhur Dagzin Monika, do ishe ti me Beniadën. Se marr vesh Einxhel këto kohë, te dhoma e suitës te meksikani ishte fundi.