Transmetuar më 19-01-2022, 09:30

Lojtari i PSG-së, Neymar, është lidhur sërish. Futbollisti brazilian, që kur u kthye në statusin e beqarit, pas historisë me aktoren Bruna Marquezine, ka pasur lidhje me modele, influencuese dhe bukuroshe të shumta.

Tashmë, ai dhe e dashura e tij e re Bruna Bianciardi kanë dalë hapur, me disa foto të postuara në rrjetet sociale. Në verë, të dy kishin kaluar një periudhë së bashku me shoqërinë e miqve në Ibiza dhe tashmë u përfol se diçka po lindte.

Neymar perde la testa per Bruna Biancardi : ecco chi è la nuova fiamma  dell'attaccante del PSG - Gazzetta del Sud

Bruna ishte e pranishme në ndeshjen e PSG-së ndaj Nantes, së bashku me lojtarin e dëmtuar. Mungon vetëm konfirmimi zyrtar, por dashuria duket se i ka pushtuar të dy…

Neymar ka një djalë me bukuroshen Carolina Dantas, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie shumë kohë më parë. Tani, dyshja është e ndarë, por sërish kanë takime me njëri-tjetrin, duke u ndikuar dhe nga djali i tyre.