Transmetuar më 18-01-2022, 14:08

Së fundimi është lidhur me Donaaldin. Por banorë e Big Brother VIP kanë pasur edhe historitë e tyre personale.

Së fundmi banorët kanë folur për historitë personale. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e cila ka folur për ish-partnerin e saj.

Trixa ka folur shpesh për historinë e dashurisë me banakierin, ku zbuloi se ishte lidhja e saj e parë e konsoliduar dhe mori fund për shkak të intrigave.

Këngëtarja ka shtuar se ata kanë qëndruar 3 vite bashkë dhe ishin shumë të dashuruar.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kishin edhe një tatuazh për dashurinë e tyre. “Forever” (përgjithmonë) ishte tatuazhi që Elvi Cenolli dhe Beatrix Ramosaj gdhendën në trupin e tyre.

Pas ndarjes këngëtarja deklaroi se e vlerësonte shumë ish-partnerin pasi e kishte mbështetur dhe motivuar shumë, megjithatë kishte ardhur koha “që të zgjohej pasi gjithçka kishte një fund”.