Transmetuar më 18-01-2022, 12:44

Lajme të bujshme mbërrijnë nga Spanja për Leo Messin. Gazeta katalanase “El Nacional” siguron se gruaja e yllit argjentinas po jeton një makth të vërtetë në Francë.

Bukuroshja Antonela Roccuzzo është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar për ta mësuar.

Familja “Messi” jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por mesa duket kjo nuk mjafton.

Antonela do të donte të kthehej në Katalonjë, ku të gjithë ishin të lumtur. Për këtë, gruaja e Messit dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në klubin e tij të vjetër.

Sipas “The Sun”, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila do të skadojë vetëm në vitin 2023.