Transmetuar më 18-01-2022, 10:50

"Karta e vaksinimit është miratuar. Sapo ligji të shpallet, ai do të bëhet i detyrueshëm për hyrjen në ndërtesat publike, që tashmë i nënshtrohen lejes shëndetësore (stadium, teatër apo sallë pritjeje).

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për të gjithë: spektatorë, sportistë, profesionistë dhe joprofesionistë, francezë dhe të huaj. Falë lëvizjes sportive synohet të binden edhe të paktët e fundit, të pavaksinuar.

Ne do të punojmë së bashku për të ruajtur garat dhe për të qenë ambasadorë të këtyre masave në nivel ndërkombëtar”. Ky është postimi në Twitter i ministres franceze të sportit, Roxana Maracineanu.

Një hap i vërtetë mbrapa nga deklaratat e vetëm 10 ditëve më parë, në të cilat ajo hapi mundësinë, edhe pa e përmendur, që Novak Djokovic, i freskët nga mosmarrja pjesë në "Australian Open", mund të luante "Roland-Garros", duke folur për "hapjen ndaj profesionistëve të pavaksinuar".

Një skenar që ndryshoi papritur. Tani prania e numrit një në renditjen botërore të tenisit në këtë garë bëhet e pamundur. Pas Autralisë, ku zhvilloi një betejë juridike disaditore, Djokovic bëhet dalje edhe nga Franca. Refuzimi për t’u vaksinuar kundër Covid-19 po e penalizon.