Transmetuar më 16-01-2022, 12:42

E kishit parë moderator por jo ‘fallxhor’!

Gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur të kalojë këtë të dielë në Kalanë e Petrelës. Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social nga kalaja teksa shijon një kafe turke.

Pasi ka pirë një kafe turke, Fevziu ka marrë rolin e fallxhorit dhe nisi të lexojë fatin e tij tek filxhani i kafesë.

“Një rrugë e shoh, lajm i mirë po vjen nga larg” – thotë Fevziu gjatë leximit të filxhanit.

Ndërkohë krah postimit, gazetari shkruan: Kur sheh filxhan si plakat e lagjes në fëmijëri…