Transmetuar më 15-01-2022, 21:38

Ndoshta nuk i ka pëlqyer fotoja, por Papa Francesku vlerëson punonjësin e medias.

Gazetari e pa atë duke vizituar shokët e vjetër këtë javë, të cilët kanë një dyqan diskografie në Romë. Mediat e huaja raportojnë se Papa e quajti situatën si fati i tij i keq që doli lajmi.

Vizita të martën mbrëma do të mbetej një sekret, por Javier Martinez Brocal, një reporter për agjencinë e lajmeve Rome Reports, ndodhej rastësisht në qëndër të Romës. Ai e filmoi me telefonin e tij, e postoi në Twitter dhe postimi u bë viral. Në një letër që i dërgoi gazetarit, e përgëzoi dhe bëri shaka për fatkeqësinë e tij.

“Faleminderit që e bëre punën tënde, edhe nëse ajo e ka vënë Papën në vështirësi. Ajo që më mungon më së shumti (që nga koha kur u bëra papë) është pamundësia për të ecur rrugëve, siç bëja në Buenos Aires, duke ecur nga një famulli te tjetra”, thuhet në letrën e Papës.

Pronarët e dyqanit thanë se i dhanë Papës CD me muzikë klasike, por nuk pranuan të jepnin më shumë detaje.