Transmetuar më 14-01-2022, 18:56

Një sherr mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit ‘Rinia’ në qytetin e Vlorës.

Siç shihet edhe në fotogaleri, një djalë me makinë luksoze tenton të shtypë me makinë dy djem të rinj.

Njëri prej tyre shfaqet i veshur me një xhup ngjyrë blu ndërsa mban në dorë një thikë.

Shoferi goditet nga dy të rinjtë të cilët largohen menjëherë nga vendngjarja.

Nuk dihet arsyeja e këtij sherri mes dy të rinjve, ndërsa pritet edhe reagimi i policisë.