Transmetuar më 14-01-2022, 15:34

Gjatë Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut, Franca u pushtua nga një bujë mediatike që bëri xhiron e botës. Diskutimet mes Anelka dhe trajnerit Domenech çuan në përjashtimin e sulmuesit francez dhe kaosin total më tej.

Në ato momente kaq të acaruara (Franca përfundoi e fundit në grupin e saj), Patrice Evra, ish-kapiteni i kombëtares transalpine asokohe, u kthye për të folur në “RMC Sport”.

Në dhomën e zhveshjes, Anelka ofendoi trajnerin, i cili e hoqi nga formacioni. Evra u përball me Domenech: "Ky është gabimi më i madh që mund të bësh, kështu do ta shkatërrosh grupin".

Në ditët në vijim, ish-lojtari i Juventusit u përpoq të organizonte një takim dhe të vepronte si paqebërës për të zgjidhur gjërat, por trajneri nuk pranoi.

Presidenti i Republikës, Sarkozy, kishte mbërritur tashmë në vend-grumbullimin e kombëtares. “Ekipi, – vijon Evra, – e pa Anelka në rrugë me valixhe në dorë, duke lënë shokët e skuadrës. Ai u largua si një copë mu*i".

Në ato orë emocionuese, me skuadrën që vendosi të bënte kryengritje, duke refuzuar stërvitjen, ndoshta vendimin e fundit e mori Sarkozy: “Nuk e di nëse vendosi ai që të largohej Anelka, por Domenech na tha se vendimi erdhi nga lart…"