Transmetuar më 14-01-2022, 15:39

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë së arrestit me burg për Florind Shabani.

Ndaj tij organi i akuzës ka ngritur veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit, Roland Rexhepit.

Sipas dosjes hetimore, Florind Shabani, paraqitet nga akuza si personi i dyshuar që ka shërbyer si vëzhgues në vrasjen e Roland Rexhepit, ngjarje e ndodhur në 29 korrik 2009, në lagjen “Vullnetari” në këtë qytet.

Vrasja me armë u krye nga Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg dhe aktualisht ndodhet në burg.

Vrasja e Rexhepit ose siç thirrej në Elbasan me nofkën “Doda”, është kryer për llogari dhe financim të një grupi kriminal.

Thuhet se ka qënë ADN – ja e Shabanit që ka bërë të mundur konfirmimin e përfshirjes së tij në ngjarje.

Florind Shabani u ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania në Shqipëri.