Transmetuar më 14-01-2022, 14:17

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka përfunduar marrjen në pyetje nga Prokuroria.

Në deklaratën për mediat pas dëshmisë ai ka insistuar në qëndrimin e tij të një dite më parë se Policia e Shtetit nuk iu përgjigj në kohë thirrjeve për ndihmë nga brenda selisë së PD-së në mesditën e 8 janarit, kohë kur mbështetësit e Berishës në përpjekje për të marrë selinë blu u përplasën me mbështetësit e Bashës:

“Kam informuar dhe sot zyrtarisht prokurorinë e Tiranës se kam kontaktuar Policinë e Shtetit në numrin e kontaktit të vendosur prej tyre në orën 12:27 minuta. Ka pasur një komunikimi të vazhdueshëm dhe kam telefonuar 7 herë drejtuesit e policisë dhe kanë ardhur mbi 40 minuta vonesë. Kam dhënë dhe shpjegime dhe për lëndën që u hodh në seli dhe që e vetmja lëndë rrethanore kanë qenë fikset e zjarrit”, tha Bardhi.

Sot është thirrur nga Prokuroria për dëshmi edhe Kryetari i PD Lulzim Basha.