Transmetuar më 14-01-2022, 14:19

Policia e Tiranës tha sot se ka parandaluar një rast të tentativës për të futur armë zjarri në vend.

Arrestohet një person që dyshohet se  udhëtoi drejt vendit tonë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në bagazhet e një shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi i dyshuar.