Transmetuar më 14-01-2022, 14:03

Situatë e rënduar në spitalin infektiv.

Shpërthimi i valës së re me variantin Omicron në shkallë vendi, ka bërë që të rriten ndjeshëm rastet e shtrimeve me pacientë në gjendje të rënduar.

Prej disa ditës rreth 2000 raste dalin pozitive me Covid e kjo po shoqërohet edhe me numër të lartë shtrimesh.

Nga një vëzhgim i kryer nga Noa.al para spitalit infektiv shihen ambulanca, pacientë por edhe familjarë q ëpresin të takojnë apo marrin informcion mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve t tyre.

Dje Komiteti Teknik la në fuqi të njëjtat masa ndaj Covid.