Transmetuar më 14-01-2022, 13:46

A është aventura e Antonio Conte te Tottenham tashmë në fund të saj? Trajneri nga Salento, kampion i Italisë sezonin e kaluar me Interin, duket se është i lodhur nga situata, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat britanike.

Pas një fillimi jo emocionues, kampionati i “Spurs” ka ndryshuar rrënjësisht me ardhjen e ish-juventinit në stol, por humbja e keqe ndaj Chelsea në gjysmëfinalen e “Carabao Cup” dhe paraqitja zhgënjyese të dielën në “FA Cup” kundër modestëve të Morecambe nxorën në pah mungesa e cilësisë së ekipit që drejton.

Sipas “Daily Mail”, lojtarët e Tottenham kanë frikë se Conte mund të largohet nga pankina e “Spurs” që në fillim të muajit të ardhshëm, nëse klubi londinez nuk bën investime të rëndësishme në merkaton e janarit.

Në nëntor, trajneri italian ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me Tottenhamin për 18 muaj. Duket e pamundur që ai të vendosë të largohet në mes të sezonit, por fakti që perspektiva mund të diskutohet në dhomat e zhveshjes duket se tregon se mund të ketë shumë më tepër probleme në prapaskenë, më serioze sesa një humbje e thjeshtë në fushë.